Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë për nder të Ditës Botërore të Shëndetit, ngriti një tendë në sheshin e kryeqendrës duke ofruar dy shërbime bazike për disa orë, atë të matjes së tensionit dhe sheqerit.
Qytetarët ndonëse nuk e dinin arsyen e daljes së ekipeve shëndetësore, marrjen e shërbimeve në këtë mënyrë e pëlqyen.
Megjithëkëtë, të moshuarit kjo ditë i gjen me shumë pakënaqësi sa i përket shëndetësisë. Ankesat e tyre kanë të bëjnë me çmimet e shtrenjta të ilaçeve, kontrolleve dhe ekzaminimeve që i kryejnë në sektorin privat, derisa tregojnë se nuk kanë shumë njohuri se çfarë shërbimesh ofron më saktë Kujdesi Parësor i Prishtinës.
Për kreun e shëndetësisë të kryeqytetit, Izet Sadiku, pikërisht kjo dalje është njëra prej qëllimeve, informimi i qytetarëve për shërbimet që i ofron mjekësia familjare.
Nga drejtoria e QKMF-së në Prishtinë u bë e ditur se së fundmi 91 përqind të letrave të kutive të ankesave janë falënderime, diku 5 përqind ankesa dhe 4 përqind kërkesa.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=kCi1s6epnys
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.