Kosova po përfaqësohet me tri xhudiste në garën Grand Slam që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht në Abu Dhabi.
Pas një lëndimi, në aksion kthehet kampionia olimpike Nora Gjakova që garon në kategorinë (-57kg). Në kërkim të medaljes është edhe Laura Fazliu (-63kg), nënkampionia evropiane, si dhe medalistja e artë në lojërat mesdhetare, Loriana Kuka (-78kg).
Nora Gjakova sfidohet të premten, Laura Fazliu të shtunën dhe të dielën Loriana Kuka, njofton KlanKosova.tv.
Të gjitha përballjet për medalje transmetohen direkt në Artmotion nga 21 deri 23 tetor 2022, pra të premten, shtunën dhe të dielën me fillim nga ora 15:00.

●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.