Flamurin e ulën në gjysëmshtizë të hënën. Kështu veproi zyra e BE-së në Prishtinë kur shteti shpalli ditë zie për policin, Afrim Bunjaku.
Por, kësisojë nuk bënë përfaqësuesit e tyre në Beograd kur Serbia mbajti zi për terroristët që u vranë në Banjskë, e kjo për një arsye.
“Sulmuesit kurrë nuk mund të barazohen me viktimat. Prandaj, delegacioni i BE-së në Serbi nuk e ka vendosur flamurin në gjysmështizë. Në përgjithësi, BE-ja është fundamentalisht kundër madhërimit të kriminelëve dhe terroristëve dhe kundër mbajtjes së zisë për ta”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.
Stano tha se duhet të ketë më tepër qartësi për atë që ndodhi të dielën, por nuk ka dyshime për emrin që iu la sulmit.
“Ai ishte një sulm terrorist dhe si sulm terrorist duhet të hetohet. Dhe ata që janë përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë. Secili që ka rol duhet të bashkëpunojë në mënyrë që ky sulm terrorist jo vetëm të hetohet në tërësi, por të ketë përgjigje para drejtësisë për ata që e planifikuan, kryen dhe që qëndrojnë prapa këtij sulmi”, tha ai.
Ndërkohë, BE-ja pati thënë se po pret përfundimin e hetimeve për të vendosur nëse do të ndërmarrë masa, teksa në bllok disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet për rastin në Banjskë të Zveçanit.
https://www.youtube.com/watch?v=refLdp9RcN0
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.