Prishtinasi Enver Baki, që i takon komunitetit turk, është mirënjohës që shteti ku jeton, Kosova, nderoi me shpalljen e së mërkurës ditë zie mijëra jetë të humbura nga lëkundjet e fuqishme të tokës më 6 shkurt në Turqi.
Sipas tij, zija shtetërore tregon zemrën e madhe të kosovarëve dhe lidhjen e ngushtë me shtetin turk.
Edhe miku i tij, Izedin Bajrami, beson se fatkeqësitë e tilla kalojnë çdo ndasi mes popujve.
Këta janë të prekur nga bilanci tragjik në shtetin turk, por pa mërzi nuk janë as kosovarët.
Kryeqytetasit po përkrahin edhe veprimin e institucioneve për uljen e flamujve në gjysmështizë.
Rastet e tilla, sipas qytetarëve, tregojnë solidaritetin e njerëzve, derisa luten që tragjedi të tilla të mos përsëriten asnjëherë.
Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
https://www.youtube.com/watch?v=pQzHqqvTZCo
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.