Sot, një vit më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli koronavirusin pandemi globale. Ende ka dilema çfarë ndodhi me COVID-19, që gjenezën e pati në Wuhan të Kinës.
Disa besojnë se virusi u krijua në një laborator, nga qeveria e këtij shteti. Nuk janë të pakta pretendimet se pandemia u shkaktua nga konsumimi i ushqimit të lakuriqëve, njofton Klan Kosova.
Derisa dilemat mbeten, të qarta janë shifrat dhe pasojat që po shkakton.
Për një vit prejse u shpall pandemia, nga COVID-19 vdiqën më shumë se 2.6 milionë njerëz, ndërsa përmbi 118 milionë janë infektuar.
Sidoqoftë, edhe numri i të shëruarve, sipas të dhënave të 11 marsit 2021 janë të larta. Më shumë se 94 milionë persona të prekur janë shëruar.
https://youtu.be/iD2I-Vnpp_c
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.