Në Komunën e Lipjanit u shënua sot “Dita pa Makina”.
Ky organizim i pushtetit lokal me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bëri të mundur që qytetarët të lëvizin me biçikleta nëpër rrugë të ndryshme të qytetit, të cilat do të bllokohen për lëvizjen e veturave, njofton Klan Kosova.
Pjesë e aktivitetit është kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti që kërkoi më shumë "ditë pa makina".
Kjo në kuadër të javës pa makina të nisur nga 16 shtatori që parasheh lëvizjën me mjete alternative që nuk ndotin ajrin.
"Dita pa makina" para Lipjanit u shënua në shumë komuna të tjera ndërsa do të mbyllet të premtën më 22 shtator në Prishtinë.
https://www.youtube.com/watch?v=A9ZnyHHk2Ew
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.