Ekipi Olimpik i Kosovës ka takuar drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, me rast kryetari i tij, Besim Hasani u ka dorëzuar uniformat dhe simbolet tjera me të cilat do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën Rio 2016, njofton Klan Kosova.
Olimpistët i ka pritur edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala që ka thënë se me rëndësi është përfaqësimi i shtetit të Kosovës në një ngjarje të këtij niveli. Ndërsa në hotelin Sirius është bërë promovimi i pullave postare Rio 2016.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.