E shtuna doli të jetë goxha shumë e zhurmshme për disa shtete në Evropë.
Italianët, çekët dhe francezët, formën e shprehjes së pakënaqësisë e kanë të njëjtë, ani se problemet i kanë të ndryshme.
Në Cutro të Italisë banorët po marshojnë për t’i përkujtuar 75 migrantët që humbën jetën si pasojë e përmbytjes së anijes, muajin e kaluar.
Ndërkohë, në kryeqytetin e Çekisë, qytetarët po shfaqin revoltën e tyre ndaj qeverisë, për shkak të rritjes së inflacionit. Të njëjtit kërkuan që të ndalet edhe mbështetja ushtarake për Ukrainën.
Ndërsa në Paris u kundërshtua për planin e reformës së pensioneve që parasheh rritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjet, si dhe kërkimin e 43 vjetëve të përvojës së punës për t’u kualifikuar për pensione të plota.
https://www.youtube.com/watch?v=SMmH3jl2duM
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.