Një grua nga Maryland i ShBA-së, e cila po blinte bileta lotarie në ditëlindjen e motrës së saj, zgjodhi një biletë gërvishtëse nga kutia që mbante të njëjtin numër si data speciale dhe fitoi çmimin prej 50,000 dollarë.
Gruaja nga Jarrettsville u tha zyrtarëve të Lotarisë Maryland se ishte në stacionin Forest Hill Exxon në Forest Hill, më 26 nëntor, ditëlindja e motrës së saj, kur vendosi të blinte një biletë llotarie nga makina shitëse e dyqanit.
Ajo tha se zgjodhi një biletë nga kutia nr. 26 për nder të ditës speciale të motrës së saj të dashur dhe makina dha një biletë Power 5s, e cila doli të ishte një fituese e çmimit prej 50 mijë dollarësh.
Ajo u shpreh se ka në plan t'i ndajë fitimet e saj me familjen dhe se po mendon të bëjë një pushim në plazh me disa nga këto të ardhura që i erdhën papritur.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.