Djali dhe motra e udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro do të jenë në mesin e 2 mijë vullnetarëve që don të marrin vaksinën ndaj koronavirusit të zhvilluar nga Rusia si pjesë e provave klinike.
Maduro tha në një fjalim të dielën se ai miratoi vendimin e djalit të tij, duke shtuar se ai vetë do të ishte personi i parë që do të merrte vaksinën - e njohur si Sputnik V - pasi të ishte gati për përdorim masiv.
Rusia ishte vendi i parë që regjistroi zyrtarisht një vaksinë kundër koronavirusit më 11 gusht dhe presidenti Vladimir Putin tha se vajza e tij kishte marrë një dozë. Sidoqoftë, ekspertët e shëndetit kanë pyetur nëse i është nënshtruar testimit të nevojshëm.
Qeveria e Venezuelës e cila ka marrë miliarda dollarë kredi nga Rusia, tha në gusht se do të ishte e gatshme të merrte pjesë në provat klinike për vaksinën e re, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Venezuela ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 77,000 infeksione dhe rreth 650 vdekje që nga fillimi i pandemisë, megjithëse shifrat reale mund të jenë shumë më të larta.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.