Brookly Beckham është duke u ngacmuar në internet për një tatuazh që së fundmi e ka bërë në krah me fytyrën e grua së tij.
Portreti i Nicola Peltz është i vendosur në krahun e djathë të 24-vjeçarit, bashkë me tekstin e këngës së tyre të dasmës.
Batutat dhe të qeshurat rreth këtij portreti janë pasi thonë se ai nuk i ngjan aspak me gruan e tij dhe se duhet ta largojë me laser.
“Thjesht nuk ka asnjë justifikim që të famshmit të kenë tatuazhe të këqija”, ka shkruar një adhurues në rrjete sociale.
"Ke akses te artistët më të mirë të tatuazheve në botë, çfarë po bën Brooklyn Beckham", ishte komenti tjetër i fansit.
Brookly Beckham dhe Nicola Peltz u martuan në vitin 2022.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.