Mick Schumacher, djali i legjendës së Formula 1 – garës me vetura të shpejta - Michael Schumacher, nga viti i ardhshëm do të garojë në Formula 3, derisa është ende vetëm 17 vjeçar, njofton Klan Kosova.
Ai do të vozis me skuadrën Prema Power, bashkë me Callum Ilott dhe Guanyu Zhou.
Micki ka filluar karrierën në vitin 2008 me vetuar karting, ndërsa më pas vazhdoi në ADAC Formula 4 dhe vitin e kaluar në Italian Formula 4.
“Formula 3 është një hap ideal për mua dhe sezoni i ardhshëm do të jetë një sfidë e vërtetë”, ka thënë gjermani i ri.
https://www.youtube.com/watch?v=_U6ZubRkPW8
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.