Djali i aktorit të famshëm Tom Hanks, Chester, është ndaluar nga policia britanike.
Chester u ndalua pasi kishte dëmtuar dhomën e hotelit në Londër për vlerën prej 1200 paund.
Punonjësit e stafit të hotelit lajmëruan menjëherë policinë pasi vunë re se televizori ishte përplasur tek muri dhe gotat e thyera ishin në gjithë dhomën.
24 vjeçari Chester Hanks i cili aspiron të bëhet një reper ka pasur probleme me drogën që në moshën 16-vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Para se të shkonte në hotel, Chester, është fotografuar në gjendje të dehur në një klub nate duke konsumuar shampanjë dhe vodka.
klankosova.tv

●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.