Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.
Në raportin 24-orësh, thuhet se viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të ndalet në stacionin policor deri në këndellje dhe pastaj të intervistohet”, thotë Policia.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.