Një fëmijë amerikan i lindur në javën e 21-të me peshë nën një kilogram është certifikuar si foshnja e lindur më para kohe në botë e cila ka mbijetuar.
Curtis Means lindi vitin e kaluar, duke peshuar vetëm 420 gram.
Rekordet Botërore Guinness konfirmuan se Curtis, i cili tani është 16 muajsh, vendosi rekordin e ri, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Duke qenë se një shtatzëni e plotë është zakonisht 40 javë, Curtisin lindii 19 javë të para kohe.
Nëna e tij, Michelle Butler, shkoi në spital ku lindi binjakët Curtis dhe C'Asya.
C'Asya vdiq një ditë më vonë, ndërkaq Curtis mbijetoi duke qëndruar në kujdes intensiv.
Ai u hoq nga ky kujdes pas tre muajsh dhe doli nga spitali pas 275 ditësh në spital.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.