Djaloshi 4 vjeçar, Gerhard Bartels me sytë e kaltër dhe flokët e drejta ishte figura perfekte e një fëmiu të racës ariane, andaj edhe fotografia e tij u bë posteri ideal i nazizmit.
Për faktin se xhaxhai i tij ishe shok i Adolf Hitlerit, fotografimi vjetor i djaloshit me Hitlerin u bë një gjë e zakonshme.
Disa vite para Luftës së Dytë Botërore, fotografia e tij fillimisht u paraqit në kartolina, e më pas në libra si dhe në të githa fushatat e regjimit nazist.
E 8 dekada më vonë, Bartle tashmë 83- vjeçar vendosi të flas për herë të parë për propagandën e nazistëve.
Ai rrëfen se në vitin 1936, prindërit i kishin veshur rrobat më të mira për fotografim.
“Atë ditë nuk më lejohej të luaja me shokët e shoqet sepse mund të bëja pis rrobat“ kujton Bartels.
Ky i fundit shton se xhaxhai i tij ishte shërbyesi personal i Hitlerit gjatë Luftës së Parë Botërore.
Për më tepër, Hitleri ishte vizitor i rregullt në hotelin “ Weiss Bavarian” që ndodhej shumë afër me bujtinën Alpenhof që ishte pronë e prindërve të Bartelit.
83- vjeçari që akoma punon në hotelin e prindërve të tij e kujton figurën e Hitlerit.
“Ai ishte një gangster i vërtetë. Nazistët më kanë shfrytëzuar për qëllime propagandistike.Unë u shfrytëzova për të paraqitur në publik se Hitleri i don fëmijët.”
“Por, çdo diktator ka vepruar njëjtë, qysh nga Musolini e deri te Stalini. Unë u përzgjodha pasi dukshëm kisha pamjen e djaloshit me tipare ariane, ashtu siç Hitleri kishte dëshirë.”
Madje, ai sjell në kujtime edhe një moment që e bëri të lumtur që ndodhi në kohën kur po e realizonte fotografinë dhe iu premtua një copë e madhe e ëmbëlsirës me molla nga vet diktatori.
“Fotografitë i bëra, por edhe 80 vite më vonë, nuk e mora pjesën e ëmbëlsirës. Hitleri nuk e mbajti premtimin, ashtu si edhe shumë premtime të tjera “
“ Por megjithatë edhepse në moshë të re, thellë brenda meje e ndjeja se po manipulohesha”, përfundon ai.
klankosova.tv

●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.