Pas vdekjes së papritur të nënës së tij, Sam Brereton, ishte në formën më të keqe të jetës, ai peshonte 184 kilogramë, transmeton Klan Kosova.
Më pas ai vendosi të ndryshojë stilin e tij të jetesës dhe të humbasë peshën e tepërt që e kishte ndërtuar gjatë viteve.
Ndryshimi i tij dramatik filloi me numërimin e kalorive duke u kujdesur për ushqimin dhe duke ecur sa më shumë që ishte e mundur.
“Unë fillova që t’i llogarisë të gjitha ushqimet që kam ngrënë gjatë ditës. Pastaj, unë i vendosa vetës një limit duke i konsumuar vetëm ushqimet që ishin të rekomanduara në aplikacionin për të humbur peshën”, ishte shprehur Brereton.
“Më pas fillova të ecja 10,000 hapa në ditë pa u ndalur. Pavarësisht nga moti apo nga rrethanat, unë gjithmonë e kam arritur atë normë” ka shtuar ai.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.