Bajram Malazezi është 19-vjeçari i cili një kohë të gjatë ka vuajtur nga aknet që i kishin përfshirë gjithë fytyrën e tij.
Ai për Klan Kosova tregoi se që nga mosha 14-vjeçare ka vuajtur prej tyre, të cilat nga akte normale kanë kaluar në ato cistike.
“Ka qenë periudhë e vështirë të ballafaqohem me këtë problem. Gjendjen emocionale e kam pasur tepër keq. 2023-ta ka qenë viti më sfidues me akne, por me terapitë e mjekëve kam arritur te rezultati i shërimit”, shprehet Malazezi.
Për emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova ai theksoi se i është dashur një vit i plotë me terapi për t’u shëruar nga ky problem jo vetëm estetik.
Historinë me aknet dhe rrugëtimin e shërimit, Bajrami kishte filluar ta shfaqte në rrjetin social Tiktok.
Sfidë për adoleshentin ishte edhe bullizimi, meqë e pengonin shumë komentet negative dhe shikimet e njerëzve dhe mimikat që i bënin kur e shihnin në rrugë ose duke pirë kafe.
“Aq shumë që kam qenë i bullizuar nga populli, erdhi në periudhë që është dashur ta izoloj veten”, shprehet 19-vjeçari.
Për të kuptuar më shumë nga historia e tij, klikoni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=AWLm6WtPg88
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.