Lauris Tahiri është djaloshi shqiptar që u bë viral për shkak që bëri simbolin e shqiponjës para futbollistit të njohur, Cristiano Ronalod.
Në emisionin “Weekend”, vogëlushi tha se e bën shpesh simbolin e shqiponjës, dhe ndihet krenar për këtë, transmeton Klankosova.tv.
Nëna e Laurisit, Genita, tregon se djali i saj luan futboll, andaj dhe u zgjodh përcjellës në finalen mes Portugalisë dhe Spanjës.
Tutje, e ëma tregoi se Laurisi nuk dinte as të shprehte gëzimin kur e ka kuptuar që do të takohet me Ronaldon.
“Jam ndje shumë mirë”, tha ndër të tjera Laurisi i vogël.
Ndërsa babai i Laurisit, Driloni tha se ka qenë ndjenjë e mirë dhe interesante ta shihte djalin e tij duke e bërë simbolin e shqiponjës.
“Kemi mbet pa fjalë”, u shpreh Driloni. /klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=GxMmShEMVjk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.