Aktorja Djellza Dema në emisionin “Sol Summer” ka folur rreth raportit të saj me gjyshen, me të cilën poston shpesh edhe video në platformën TikTok.
Ajo u shpreh se të rritesh me gjyshërit është një plus i madh, e madje shton se një fëmijë me praninë e tyre në shtëpi, është edhe më i dashur, transmeton Klankosova.tv.
“Unë mendoj që fëmijët që rriten me gjyshër kanë dashuri më të madhe se ata fëmijë që rriten pa gjyshër, janë më të dashur, është mendimi im, por unë i kam pa edhe fëmijët e tjerë, fëmijët që kanë gjyshër janë edhe më të gjallë. Unë kam shumë njohuri prej gjyshit dhe gjyshes, njëjtë janë dhe fëmijët e tjerë. Është plus i madh me i pas gjyshërit”, tha Djellza.
https://www.youtube.com/watch?v=NCeMUV0pyH8
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.