Pas tërheqjes së Roger Federer për shkak të problemeve me stomakun vëmendja në ndeshjet e ruandit të dytë të turneut Masters që po zhvillohet aktualisht në Miami ishte e gjitha te Novak Djokovic.
Numri 1 i Botës dhe fituesi i dy edicioneve të fundit në Miami Open e nisi me një fitore të thjeshtë rrugën e tij drejt mbrojtjes së titullit.
Në ruandin e dytë Djokovic mundi pa probleme britanikun Edmund dhe tashmë do të masë forcat me portugezin Joao Sousa. Nuk shpenzoi shumë energji për të avancuar më tej as francezi Richard Gasquet i cili dominoi spanjollin Albert Ramos 2 me 0 me sete me shifrat 6-4 6-4.
U kualifikua në ruandin e tretë të Mastersit të Miamit pa luajtur Thomas Berdych për shkak të tërheqjes së kundërshtarit të tij amerikanit Ram, ndërkohë që preu një biletë për në fazën tjetër edhe Marin Cilic.
David Ferrer kaloi po në 2 sete amerikanin Fritz ndërkohë që avancoi më tej në turneun që po zhvillohet në Florida edhe belgu David Goffin. Nuk zhgënjeu as spanjolli Fernando Verdasco që mposhti francezin Jeremy Chardy, ndërkohë siguroi kualifikimin për në ruandin e tretë edhe Benoit Paire me këtë të fundit që nxorri jashtë turneut rusin Mikhail Youzhny.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.