Në një raport të BBC-së për korrupsionin në sportin e tenisit thuhet se ndeshje të rëndësishme të këtij sporti janë manipuluar, duke përfshirë këtu edhe tre ndeshje të turneut prestigjioz të Wimbledon-it.
Në raport nuk jepet asnjë emër por thuhet se janë të paktën 16 tenistë që kanë luajtur në nivelet më të larta janë të dyshuar për manipulim rezultati, transmeton Klan Kosova.
Ndërkohë teniseri numër një në botë, Novak Djokoviç hedh poshtë këto akuza dhe thotë se manipulimi i ndeshjeve dhe akuzat për korrupsion errësojnë fillimin e Australian Open.
“Është thjesht një spekulim,” tha ai.
Ishte serbi që disa vite më parë ka deklaruar se kanë tentuar ta korruptojnë për të manipuluar me rezultatin e një ndeshje ku dhjetë vjet më parë atij iu ofruan 110 mijë sterlina për të humbur ndeshjen në turneun e Shën Petersburgut në Rusi.
Megjithatë ai thotë se e refuzoi.
“Nuk më erdhën direkt mua, por shkuan tek njerëz që punonin me mua në atë kohë dhe ne natyrisht i kthyem mbrapsht”.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.