Novak Djokovic ka mposhtur tenistin Roger Federer në finale të ATP.
Ai ka fituar me rezultat 6:3 dhe 6:4 në duelin që zgjati 80 minuta.
Kështu serbi ka përmbyllur një vit shumë të suksesshëm ku ka fituar gjithsejtë 11 tituj, përfshirë këtu edhe tre Grand Slam, transmeton Klan Kosova.
"Po e shijoj këtë moment si çdo moment tjetër, kjo është diçka që e kam ëndërruar që nga fëmijëria", ka thënë Djokovic.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.