Numri një i botës në tenis, Novak Djokoviq, për të dytin vit radhazi nuk do të jetë në Madrid Open, pasi ka zgjedhur që energjitë t’i ruajë për turnetë në vazhdim, të cilët i konsideron më të rëndësishëm.
“Tenisti serb njoftoi se do të qëndrojë për pak kohë pushim për të vazhduar me kalendarin që ka planifikuar me turnetë në Romë dhe Roland Garros”, thuhet në njoftimin zyrtar të organizatorëve të Madrid Open.
Djokoviç ka patur një fillim viti të lavdishëm me triumfin në Australian Open që u pasua nga sukseset e tjera të mëdha si në Mastersin e Miamit, për të vazhduar më pas në Indian Ëells dhe Monte Carlo.
Prania e tij në Madrid pritej me mjaft interes dhe me sa duket pritja do të zgjasë për të paktën edhe një vit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.