Anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës Milord Dodik bëri deklarata të fuqishme kundër perëndimit e pro Rusisë në një tubim katër ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë
Bile, që është takuar shpesh me Vladimir Putinin, po e sheh si të mundur bashkimin e gjysmës së Bosnjës me Serbinë.
"Dhe unë mendoj se ato kushtet e ndarjes po krijohen . Evropa është gjithnjë e më shumë në telashe. Amerika po humbet fuqinë e saj. Po krijohet një botë e re. Në atë botë është e rëndësishme që Republika Srpska të ketë Milorad Dodik i cili mund ta telefonoj Putinin dhe të takohet me të menjëherë nesër." deklaroi Dodik, lideri separatist serb i Bosnjës:
Udhëheqësi separatist serb i Bosnjës tha se më nuk aspiron rrugën e Bashkimit Evropain .
"Mendoj se Bashkimi Evropian ishte një mashtrim i madh për ne në të kaluarën. 20 vjet na kërkuan gjëra dhe ky anëtarësim nuk ndodhi kurrë. Kjo do të ndalet pas këtyre zgjedhjeve."
Duke e quajtur Brukselin arrogant, Dodik tha se Rpublika Serbe ka miqësi të mjaftueshme me shtetet me qeveri anti-perëndimore.
https://www.youtube.com/watch?v=MhkEelJo47o
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.