Programit të begatshëm të Klan Kosovës i shtohet edhe një emision i ri.
Bëhet fjalë për emisionin “Doktor Plus” që prodhohet nga Gazeta Infokus e që për subjekt kryesor ka shëndetësinë.
Ky emision do të emetohet çdo të diele nga ora 11:00 në Klan Kosova.
“Doktor Plus” do të udhëhiqet dhe prezantohet nga gazetarja Anita Ahmeti e cila do të flasë për temat që lidhen me shëndetësinë, e që do të përfshijnë intervista me specialistë të shëndetit, xhirime se si trajtohen disa prej rasteve mjekësore, informacionet rreth barnave dhe ushqimeve e kështu me radhë.
https://fb.watch/6PKzmZG0RF/
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.