Doktoresha Jessica So ka vendosur ta cojë kreativitetin në një nivel tjetër, pasi po e mëson djalin e saj se si të kryejë operacion përmes brumit të lojës.
Brumi i lojës është material i ngjashëm me plastelinën, por për dallim nga plastelina që është me bazë vaji, brumi i lojës është me bazë uji.
So, e cila jeton në Kaliforni dhe është dermatologe e ceritikuar, i rikrijon pjesët e trupit në mënyrë të përpiktë anatomike, në mënyrë që djali i saj parashkollor ta asistojë gjatë kohës kur ajo e vë atë “pjesë të trupit” nën brisk.
Ajo i ndan videot e saj në hashtag-un #playdoughsurgery, në të cilin hashtag e derdh të gjithë kreativitetin e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=utCS5rzNkfU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.