Dokumentari i Klan Kosovës “E vërteta e fshehur e yjeve” për kampionen kosovare, Majlinda Kelmendi, sot do të prezantohen në Sport Movies & Tv – Milano International Ficts Fest pasi ka arritur në finale në kategorinë “Documentary Individual Sport”.
Sot duke filluar nga ora 16:00 do të transmetohet dokumentari ku autorja Shqipe Berisha dhe producenti Alaudin Hamiti do të lidhen virtualisht në festival, teksa fituesi do të shpallet nesër, njofton Klan Kosova
Dokumentari është në konkurencë me filma dhe dokumentarë të më shumë se 123 vende të botës, njofton Klan Kosova.
“E nderume e emocionume edhe shumë e priviligjume që do te jemi pjesmarrëse bashkë me Alaudin Hamiti duke përfaqësu angazhimin e punen tonë të madhe dhe punen e mrekullueshme të ekipës! Driton Toni Kuka Kosovo Olympic Committee”, pati thënë Berisha kur u nominua.
Dokumentari në Klan Kosova u publikua në vitin 2017.
https://www.youtube.com/watch?v=hA3q8eXhu74&feature=emb_title
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.