Besimtarët katolik në Kosovë sot shënojnë festën më të rëndësishme të tyre, Pashkët.
Kjo festë simbolizon njëherit edhe ringjalljen e Krishtit.
Me këtë rast, emisioni Weekend-i i ka kushtuar enkas një rubrikë kësaj feste.
Me Dom Shtjefën Dodës, u diskutua rreth simbolikës së Pashkëve.
Ai në Klan Kosova shpjegoi se jeta është me ngjyra të ndryshme por duhet t'i japim kuptim.
"Pikërisht jeta festohet sot, Pashkët, ringjallja, prandaj ashtu siç thatë edhe ju jeta është me ngjyra të ndryshme por duhet t'i japim kuptim. E kjo është pak e shumë edhe ringjallja ose Pashkët", deklaroi ai në emisionin Weekendi në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=QtQtdrbCwMQ
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.