Ne Albena të Bullgarisë nga data 22-26 korrik 2015 u mbajt Turneu i 17 Ndërkombëtar i pingpongut (17th OPEN, VETERANS INTERNATIONAL TABLE TENNIS FESTIVAL)
në të cilin morën pjesë 239 pingpongistë dhe pingpongiste nga 19 vende të botës. Edhe Kosova u paraqit në këtë festival me tre pingpongistë të cilët përfaqësuan denjësisht Kosovën.
Ndër ta, shkëlqeu pingpongistja e KPP Prishtina, Besire Domaniku duke fituar vendin e pare në konkurrencën e veteraneve (mbi 30 vjet) duke lënë pas vetes pingpongiste nga Rusia, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria.
Rezultatet komplete mund te gjeni duke klikuar në:
LINK 1:
LINK 2:●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.