I ftuar në emisionin Monokël në Klan Kosova, kësaj radhe ishte dom Fatmir Koliqi, famullitar në famullinë e Prishtinës.
Ai këtu tregoi për rrugëtimin e tij jetësor dhe për rëndësinë e fesë katolike.
Koliqi ka kryer studimet për teologji në Zagreb, ndërkaq në vitin 2008 ka kryer ospecializim në Romë për shkenca shoqërore.
Nga viti 2016 është famullitar në famullinë e Prishtinës.
"Sfida më e madhe në famullinë e Prishtinës është një rritje e shpejt dhe ardhja e besimtarëve në qytet dhe riorganizimi i këtyre njerëzve. Ne jemi një kishë që po kalojmë nga një kishë tradicionale në një kishë të kohës dhe organizimi i pasuarit urban ende nuk është i pranishëm në kishën tonë, dhe kjo është ajo që synoj ta bëj. Duhet të edukohemi për një metodë pasurane që është urbane s'mund ta edukosh besimtarin vetëm me një predikim në kishë por ta takosh edhe në vendin ku jeton dhe kjo do të jetë një sfidë e së ardhmes dhe e tanishme", ka thënë ai.
Ai tha se përfaqëson një rrymë reale që do të thotë të ecësh me kohën.
"Përfaqësoj një rrymë reale do të thotë ec me kohen dhe ndryshimet i pranon si nxitje të shpirtit të zotit dhe kisha vazhdimisht është e ripërtërirë", ka shtuar ai.
"Nuk jam person që dëshiron të ndryshojë gjithçka por mbi traditën të bëjmë gjëra të reja.
Ai tha se feja pa vepra është e kotë,
"Besimi ynë vërtetohet për aq sa ne veprojmë".
https://www.youtube.com/watch?v=NkywMfhDehM
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.