Reperi Don Xhoni ka anuluar dje publikimin e këngës së tij për shkak të vdekjes tragjike të vëllait të Gjestit, Eldion Kelmendit, nga aksidenti i djeshëm në Treboviq të Pejës.
Në një story në Instagram dje artisti ka pohuar se kënga nuk do të publikohet për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
“Ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe kolegut, Gjestit. Zoti ju dhashtë forcë dhe durim”, ka shkruar Don Xhon.
Ai pohoi se projekti i tij do të publikohet sot në ora 18:00, kënga në fjalë është “Zona 24”. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.