Donika Kadaj-Bujupi, ish-deputete pesë herë në Kuvendin e Kosovës, u bë pjesë e rubrikës “Rrëfim&Gatim” me Njomza Aliun te "Ora e Pasdites" në Klan Kosova.
Kadaj-Bujupi foli për rrugëtimin e saj në politikë, të cilin e nisi në moshën 22-vjeçare. Atëkohë, ani pse punonte për UNMIK-un dhe me rregull i ndalohej përfshirja në aktivitete politike, Kadaj nuk u ndal asnjëherë, duke bërë që ta lejojnë që jashtë punës të merrej me politikë.
Ajo ishte veç 28-vjeçare kur u bë deputete për herë të parë dhe që nga atëherë ka qenë dëshmitare e shumë zhvillimeve. E pyetur se me çka mburret më së shumti për pesë mandatet e saj si ligjvënëse, Bujupi përmendi momentin e shpalljes së Pavarësisë dhe nismat për t'iu ndihmuar grave që përjetuan dhunë, duke i bërë punimet e tyre pjesë të dhuratave shtetërore që politikanët kosovarë iu japin ndërkombëtarëve gjatë vizitave jashtë vendit.
Kadaj tregoi edhe pse iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje dhe si u prit kur u kthye në AAK. Tani ajo është larguar nga politika dhe aktualisht është analiste.
Vikendet i shijon me pasionin e ri që është alpinizmi, derisa tash po organizon edhe grupe ecjeje, që secili mund t'i bashkëngjitet.
Sa i përket gatimit, prapa kamerave, Donika ka treguar që nuk e ka shumë për qejf, por në studio ka gatuar leçenik, për arsyen se nuk ka vaj brenda, meqë ky produkt u shtrenjtua së fundmi.
https://www.youtube.com/watch?v=Jbmq1aWmxsk
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.