Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e cila është edhe nënkampione bote në kategorinë e saj, ka kaluar në rrethin e parë të Kampionatit Europian pa luftë, si bartëse e grupit, njofton Klan Kosova.
Ajo në këtë kampionat që po mbahet në Keszthely te Hungarisë nga 16-23 gusht, ndeshjen e çerekfinales do ta zhvillojë kundër fitueses së meçit në mes gjermanes Sabine Fiedler dhe irlandezez, Shanuna Kallakhan.
Sipas zyrtarëve të Federatës së Boksit të Kosovës, Donjeta do ta kalojë këtë sfidë dhe më pas do të luftojë për medaljen e artë.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.