Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka kaluar gjysmëfinalen pa asnjë problem në kampionatin evropian për femra që po mbahet Turqi, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka mposhtur anglezen Ellie Scotiney me rezultat unanim te gjyqtarëve.
““Edhe pse rundi i pare i takoi anglezes Dinjeta nga raundi i dytë nisi furishëm luftën dhe filloi ta bombardojë me seri te grushteve dhe kështu si luanesh vazhdoi edhe 3 raundet tjera duke sulmuar gjithnjë dhe ne fund unanimisht shpallet fituese dhe siguron medaljen e argjendtë”, njofton Federata e Boksit,
Në finale Sadiku do të ndeshet me ukrainasen Marija Cherednichenko.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.