Federata e Boksit të Kosovës ka shpallur më të mirët për vitin 2018.
Boksierja Donjeta Sadiku është shpallur boksierja më e mirë për vitin 2018, ndërsa Patriot Behrami është shpallur boksieri më i mirë.
FBK ka ndarë çmimet edhe për kategoritë tjera.
Çmimi për trajnerin më të mirë i takon Besim Ibrahimit.
Gjyqtari më i mirë Latif Demolli.
Punëtori sportiv më i mirë për vitin 2018 është Sylejman Voca.
Klubi më i mirë për sivjet i ndahet KB Gollakut, njofton Federata e Boksit të Kosovës përcjellë Klan Kosova.
Njëkohësisht u ndanë edhe çmimet për kategoritë më të reja, kontributin e dhënë për sportin e boksit, dhe mediat, ku në mesin e të vlerësuarve për përcjelljen e aktiviteteve është edhe Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.