Boksierja Donjeta Sadiku, e ka nisur me fitore turneun botëror kualifikues Arsizio në Itali.
Ajo e mposhti bindshëm kundërshtaren e saj, boksieren britanike, Shona Whitwell, me rezultat 5:0 me vendim të gjyqtarëve.
Medalistja botërore, evropiane e ballkanike, të tre raundet boksoi për mrekulli dhe dominoi në ring gjatë tërë kohes duke i dhënë kundërshtarës goditje të forta dhe precize.
“Trajnerja Sallauka është e kënaqur me boksin që tregoi Donjeta dhe vazhdojmë rrugën për të fituar normën Olimpike Paris 2024”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit, transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.