Boksierja kosovare Donjeta Sadiku e ka mësuar kundërshtaren në turneun ndërkombëtar “Cesme 2023” që zhvillohet në Turqi.
Ajo me 26 prill do të ballafaqohet me boksieren japoneze Ayava Taguchi përcjell klankosova.tv.
Ndryshe me këtë të fundit Sadiku ishte ballafaquar edhe vitin e kaluar pikërisht në Turqi kur e kishte mposhtur në luftën për medaljen e bronztë.
Në Izmir ku edhe mbahet gara është edhe gjyqtari Latif Demolli dhe trajnerja Marjola Sallauka.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.