Të martën mbrëma Donjeta Sadiku, trajneri i saj Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli u kthyen në Prishtinë nga kampionati evropian për femra të reja dhe juniore që u mbajt në Turqi.
Donjeta Sadiku arriti që të shpallet kampione duke fituar medaljen e artë me katër lufta të zhvilluara.
Ekipin kosovar në aeroport doli ta pres ministri për punë dhe mirëqenie sociale Arban Abrashi, kurse ai për kulturë rini dhe sport Kujtim Shala mungoi.
Ndër ata që u ankuan ishte sekretari i federatës së boksit, Latif Demolli që tha se iu desh të merrte para hua për ta quar në trajnime Donjeta Sadikun që veç se është nën kampione e botës, tash u shpall edhe e para e Evropës.
Kronikë nga Emanuell Syla.
https://www.youtube.com/watch?v=C4gXIw33-Ag&feature=youtu.be
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.