Donjeta Sadiku është e vetmja boksiere që mund ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të Femrave.
Por asaj kjo mund t’i pamundësohet, pasi që ngjarja sportive do të mbahet në Delhi të Indisë - vend ky që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Trajneri i Sadikut, Besim Brahimi, ka thënë se janë në pritje të lajmit për vizën.
“Ende jemi në Prishtinë dhe po presim që sot apo edhe nesër në mëngjes të marrim ndonjë lajm rreth vizës”, ka thënë Brahimi përmes telefonit për Klan Kosova.
“Është e vështirë kjo situatë për Donjetën, një sportiste me rezultate të mëdha. Është vështirë me qenë edhe psiqikisht mirë me gjithë këtë maltretim”.
“Ne i kemi edhe pasaportat e Shqipërisë, por atje duam ta përfaqësojmë flamurin tonë, e kemi shtetin tonë” është shprehur ai.
Kampionati Botëror nis nesër në Delhi të Indisë, por që moslëshimi i vizave nga ky shtet u ka shkaktuar telashe që mund të çojnë përsëri në mospjesëmarrje në një ngjarje të tillë për shkaqe politike.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.