Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, që me 26 shtator fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian për të rinj, ka thënë se në Ordu të Turqisë kishte shkuar për t’u shpallur kampione ndaj edhe e ka realizuar premtimin që e kishte dhënë para se të nisej.
Sadiku duke folur në Sports Show në Klan Kosova deklaroi se ndjehet shumë krenare që është kosovarja e parë që është shpallur kampione.
“E kam mbajtur premtimin që e dhashë”, tha Sadiku.
“Jam përgatitur në Kosovë, por edhe në Bullgari dhe e kam parë që jam në formën e duhur. Ndjehem shumë krenare, sepse është një ndjenjë e papërshkrueshme të sjellësh medalje për boksin kosovar, sidomos kur të jesh femër”.
Sadiku, që garon në 57 kg, në finale pati mposhtur boksieren nga Ukraina, Maria Cherednichenko.
Ajo rrugës për në finale kishte katër meçe, të cilat i fitoi bindshëm që të gjitha.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.