Me iniciativë vetanake, klubit i boksit "Gollaku" nga Prishtina këtë të shtunë doli në zonën e Gollakut për të pastruar mbeturinat e hedhura në këtë zonë.
Aty doli edhe kampionia e Evropës, Donjeta Sadiku e shumë boksierë të tjerë nga ky klub.
Atyre u priu kryetari klubit Bekim Geca si dhe trajneri Besim Ibrahimi, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klan Kosova.
Mbështetje morën edhe nga nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli i cili i vizitoi nga afër, si dhe kishte sjell një kamionë dhe një eskavator nga kompania "Pastërtia"
Përveç që pastruan, sportistët bënë vizitë edhe te varrezat e dëshmorëve në Makovc.
klankosova.tv
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.