Bokesierja Donjeta Sadiku është shprehur tejet e lumtur për rezultatin e arritur në Kampionatin Botëror për sendore që u mbajt në Stamboll gjatë javës.
“Jam krenare që kam arritur ta shkruaj një histori të re për Kosovën”, është shprehur ajo ekskluzivisht për emisionin Sports Show në Klan Kosova.
“Është ndjenjë e papërshkrueshme. Nuk krahasohet kjo e arritur me të tjerat. Është krejt ndryshe. Është një ëndërr që kam dashur ta realizoj. Sa isha në ring nuk besoja se ishte e vërtetë”.
“E kam vështirë ta përshkruaj atë moment”, ka theksuar ajo.
Sadiku ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.