Boksierja Donjeta Sadiku është shpërblyer me tetë mijë euro për suksesin e arritur në sport.
Ndërsa trajnerja e saj, Marjola Sallauka, është shpërblyer me katër mijë euro, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Donjeta Sadiku, pas medaljes botërore, tash me të bronztën evropiane dhe me plot vendosmëri edhe drejt medaljes olimpike.”
“I urova për medaljen e re që i sollën shtetit tonë, të bronztën në Kampionatin Evropian, ndërsa i ndamë shpërblimin në vlerë prej tetë mijë euro për Donjetën dhe katër mijë euro për trajneren, Marjola Sallauka, bazuar në rregulloren për shpërblime të sportistëve, të cilët arrijnë rezultate kulminante në gara ndërkombëtare”.
Kujtojmë se në një intervistë për Klan Kosova, ajo është shprehur e zhgënjyer me shtetin, pasi që nuk e ka pritur askush pas fitores së medaljes së bronztë.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj çështjeje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/sadiku-e-deshperuar-me-shtetin-fitova-medalje-historike-nuk-pata-asnje-pritje-video/
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.