Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka mposhtur në çerekfinalen e Kampionatit Evropian romunen Andrea Loredana Marin, duke kaluar në gjysmëfinale dhe duke siguruar medalje.
Kjo është medalja e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar (senior).
Donjeta po garon në kategorinë 60 kilogramë, në kampionatin që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.