Aktori kinez, Donnie Yen, e ka adresuar peticionin që u bë që ai të mos ishte preantues në ceremoninë e sivjetme të Oskarit.
Ky peticion erdhi pas mbështetjes që ai ia dha qeverisë kineze kundër protestave pro-demokraci në Hong Kong.
"Nuk ishte protestë, në rregull? Ishte rebelim", ka thënë aktori për GQ-në.
"Nuk jam këtu që të flas se si ta ndryshoj atë se si njerëzit ndihen për këtë punë. Mirëpo, përvoja ime është që: unë kam qenë aty, unë kam shumë miq që ishin aty".
"Nuk dua ta politizoj. Shumë njerëz mund të mos jenë të lumtur me këtë që po e them, por unë po flas nga përvoja ime".
https://www.youtube.com/watch?v=JWsbsjJzxl0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.