Bora e këtij viti pos bardhësisë Kosovës do t’i sjell edhe dordolecin më të madh që ka pasur ndonjëherë, njofton Klan Kosova.
Organizata joqeveritare “ Rotary Club Podujeva” sot në qendër të qytetit të Podujevës nga ora 10:00 do të nis ndërtimin e dordolecit, njofton Klan Kosova.
Ndërtimin e kësaj vepre nga bora do ta kryejnë anëtarët e organizatës po ashtu janë ftuar edhe qytetarë të shumtë të i bashkëngjiten kësaj nisme.
Kjo performancë është në kuadër të planit të aktiviteteve të organizatës dhe ka për qëllim krijimin e një fryme të bashkpunimit ne komunitet duke kontribuar në krijimin e një atmostere festive në qytet.
“Ejani të ndërtojmë dordolecin më të madh në Kosovë”, është slogani i këtij aktiviteti.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.