Drejtori komunal për arsim në Fushë Kosovë, Islam Shabani, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Ai për arsye ka cekur mospajtimet e tij me kryetarin e kësaj komune, Burim Berishën, por nuk i ka cekur se cilat janë ato.
“Arsye janë mospajtimet e mia me kryetarin e komunës së Fushë Kosovës për gjendjen e krijuar në arsimin e komunës sonë”, shkruan Shabani.
“Vazhdimi i punës së mëtejme thjesht ka qenë i pamundur. Për shkak të situatës aktuale dhe keqkuptimeve të mundshme, arsyet më të detajshme do t’i sqaroj më vonë”.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.