Komisioni për procedurën e zgjedhjes së drejtorit të Institutit të Historisë ka dhënë dorëheqje të parevokueshme me arsyetimin se ka paqartësi ligjore për sa i takon përgjegjësisë së tyre.
Klan Kosova ditë më parë raportoi se ka ankesa për parregullsi në konkursin për drejtor të Institutit të Historisë, e për të cilat ka konfirmuar se po merret edhe Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa Ministria e Arsimit ka gjetur të heshtë, njofton Klankosova.tv.
Instituti i Historisë që nga 21 qershori i vitit të kaluar është pa drejtor, ndërsa që nga 04 korriku i vitit të kaluar udhëhiqet me ushtruese të detyrës së drejtorit.
Sipas raportimeve edhe të me hershme, ky Institut këtë vit pritet të botoj projektin “Historia e Kosovës”, i cili po ashtu është përcjell me polemika.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.