Dick Costolo, drejtor ekzekutiv i Twitter ka vendosur të tërhiqet nga pozita e tij më 1 korrik.
Në adresimin e tij ai falënderoi dhe lavdëroi punën e kompanisë.
“Jam jashtëzakonisht krenar për ekipin me të cilin kam punuar gjatë këtyre viteve dhe për gjithçka që ky ekip ka arritur deri tani”.
“Ne kemi liderë të mëdhenj që punojnë në grup dhe kemi një strategji të qartë për objektivat dhe prioritetet tona”.
Lajmi u bë i ditur nga kompania, ndërsa Costolo do të vazhdoj të mbetet në bordin e drejtuesve të kompanisë.
Vendin e Costolos deri në zgjedhjen e një CEO tjetër do ta zë bashkëthemeluesi dhe presidenti Jack Dorsye.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.